Sport

City fiton titullin e 6-të në histori, klubi i ligës së tretë ironizon (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 13 May 2019

Manchester City ka fituar dje titullin e gjashtë në historinë e futbollit, që prej krijimit të tij (viti i largët 1880). Në dekadën e fundit, “Citizens” kanë fituar katër tituj kampionë (2011-2012, 2013-2014, 2017-2018, 2018-2019), ndërsa më parë kishin fituar vetëm dy të tillë, në sezonet 1936-1937, 1967-1968.

Në drejtim të skuadrës së Pep Guardiolas kanë mbërritur shumë urime për triumfin e arritur në javën e fundit të Premier League, pas një dueli të ndezur me Liverpool. Një titull që ka prekur kuotat mbi 90 pikë. Por, urimi më i bukur, ose më ironiku, ka mbërritur nga klubi i Sunderland. Motivi? i lidhur me numrin e kampionateve të fituar.

Në fakt, ashtu si Sunderland, edhe City tashmë ka gjashtë kampionate të fituara në histori. Fakti është se Sunderland, këtë edicion, lufton të ngjitet në Championship, pra liga e dytë, duke qenë se tashmë është ende në League One (kategoria e tretë, ku ka nisur playoff). Titulli i fundit i fituar nga “macet e zeza” (“black cats”) është ai i vitit 1935-36, pra mbi 80 vjet më parë (titujt e tjerë të fituar, 1891–92, 1892–93, 1894–95, 1901–02, 1912–13).

-Advertisement-

Mesazhi i Sunderland ishte ky: “Urime për titullin e gjashtë, ashtu si Sunderland. Tani nis gara kush e fiton titullin e shtatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera