Sport

City dhe United në garë për talentin e Benficas që kushton 120 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 27 March 2019

Dy klubet nga qyteti i Manchesterit i kanë vënë syrin Joao Felix.

Joao Felix është thyer në një sensacion në Portugali, pasi gjithë klubet më të mëdha në botë po e ndjekin me interes të madh, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi 19-vjeçar ka mahnitur te Benfika dhe ka shënuar mesatarisht një gol për çdo dy ndeshje këtë sezon.

-Advertisement-

Kohët e fundit është raportuar se Manchester United është gati të ofrojë shifra të çmendura për djaloshin e ri.

Megjithatë, The Sun raporton se tashmë në lojë është futur edhe Manchester City, sepse Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin. Drejtori sportiv Txiki Begiristan ka qenë në Lisbonë në ndeshjen Benfica-Dinamo Zagreb, pikërisht për Felix.

Kush paguan klauzolën prej 120 milionë eurosh, e merr lojtarin pa nevojën e negociatave me Benfican, por natyrisht bëhet fjalë për shifra të larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera