Çitaku: Të hënën mund të nënshkruhet një status-quo e re
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 24 February 2023
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.
Çitaku ka kritikuar Kurtin për mungesë transparencë, ndërsa ka thënë se po shkon në Bruksel pa e prezantuar propozimin franko-gjerman zyrtarisht para përfaqësuesve politikë.
“Ne si opozitë jemi minimalisht të informuar lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes ngase nga ajo që kemi parë disa muaj më herët, në një dokument njëfaqësh që i është dhënë kryetarit të PDK-së për ta lexuar, ai tekst më shumë ka qenë një armëpushim, një deklaratë politike sesa një marrëveshje finale e cila në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së në një intervistë në RTV21.
Tutje, Çitaku është shprehur se kanë frikë që të hënën do të nënshkruhet “një status-quo e re”.
Sipas saj, propozimi franko-gjerman është vetëm një deklaratë politike përmes të cilës palët zotohen për vazhdimin e dialogut.
“Do ta krijojë një status-quo të re sepse nuk i jep zgjidhje përfundimtare raportit mes Kosovës e Serbisë. Nuk ka njohje reciproke, por është një deklaratë politike në formë zotimi ku të dyja palët zotohen para ndërmjetësit ndërkombëtar që do të vazhdojnë dialogun”, ka deklaruar mes tjerash ajo.
Të tjera
-
Ministri Aliu për banimin social: Përfituesit e banesave nuk bëhen pronarë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
“Sot mund të shpërbëhet Kuvendi”, çfarë pritet të ndodhë në seancë?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në seancë...
-
21-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në Pejë, i dyshuar edhe për plāgosjen e një polici
Jo më larg se në dhjetorin e fundit, ai e kishte goditur me veturën e tij zyr...
-
VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga sea...
-
Rezoluta e Srebrenicës, Bërnabiq thotë se është e shqetësuar për paqen në Ballkan
Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, tha se propozimi i rezolutës për Ditën...
-
Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit nga VV të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban H...
-
Gjendja e njërit nga të plag*osurit të Pejës, shumë e rëndë
Një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë. Si pasojë e lëndimeve t...
-
Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare
Me 93 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Marrëveshjen ...
-
Haradinaj për letrën e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Veprim për shkak të gabimeve të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për ...
-
Gjuajtje me ar*më në Gjakovë
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Damjan të...
-
Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro
Kryeministri suedez Ulf Kristersson njoftoi dje se vendi i tij do t’i ofrojë ...
-
Presidentja e Sllovenisë pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj
Presidenti i Shqipwrisw, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij...