Lajme

Çitaku: Suksesi i VV-së në dy vite qeverisje është editimi i videove propagandistike

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 10 January 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën drejtohen akuza për opozitën në kohën kur ishte në pushtet.

Çitaku ka theksuar se suksesi i VV-së në dy vite qeverisje është editimi i videove propagandistike.

“Se, dorën në zemër, me e realizu një video për sukseset e tyre në qeverisje, ajo video kish me zgjatë 5 sekonda, pak a shumë sa ecja në urën pak metërshe të inauguruar në Istog nga Kryeministri. Ndërkohë, s’kemi as pasaporta e lëre më diçka më shumë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera