Lajme

Çitaku: Specialja po bën “gjueti shtrigash” ndaj kujtdo që ka lidhje me UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 31 October 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar se po bën “gjueti shtrigash” të shkallës së gjerë në Kosovë.

Kritikat e Çitakut vinë pas lajmit të sotëm se Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Çitaku ka pretenduar se po Specialja po e përndjek këdo që ka lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

“Dhomat e Specializuara u krijuan për t’i hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Ato tani kanë degraduar në nivelin e organizimit të gjyqeve të politizuara në Hagë dhe në ‘gjueti shtrigash’ të shkallës së gjerë brenda Kosovës kundër gazetarëve, ish-këshilltarëve, apo kujtdo që ka lidhje me UÇK-në. Drejtësi e pervertuar”, ka shkruar ajo në X.

Bastisja në shtëpinë e Behramit kishte nisur në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar gjatë ditës se atij i ishte konfiskuar vetëm telefoni.

Kujtojmë se bastisje gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala e Bashkim Smaka

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera