Lajme

Çitaku: Shpresoj që Kurti e Osmani t’i kenë kuptuar drejt mesazhet e Blinkenit

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 27 July 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se pa përfshirjen e Amerikës sipas saj nuk është përmbyllur suksesshëm asnjë projekt në Evropë.

Ajo shton se shpreson që udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Kurti e Osmani t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit Blinken.

-Advertisement-

Sipas Çitakut, status-quo-ja në dialog, i shkon për shtati Serbisë.

“Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.

Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë”, shkruan Çitaku.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi, edhe një herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur qëndrimin se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera