Lajme

Çitaku: Qytetarët i përballojnë çmimet e larta veç na universin paralel të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 14 May 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%.

Çitaku përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se qytetarët mund të jetojnë mirë dhe të përballojnë çmimet e larta të energjisë elektrike vetëm në universin paralel të Kurtit.

Sipas saj, në botën reale nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

-Advertisement-

Çitaku thotë se Qeveria Kurti duhet t’i lë mashtrimet.

Shkrimi i plotë:

A jeton më mirë një qytetar i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike? A arrinë me pagën e njejtë e pa rritje ta përballojë inflacionin? Ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por në botën reale jo.
Leni mashtrimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera