Lajme

Çitaku publikon një vendim ku Qeveria rialokon mjete financiare për komunat ku VV-ja qeverisë: Përkrahje selektive

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 23 August 2022

Qeveria e Kosovës me 10 gusht të këtij viti ka marrë vendim për rialokimin e më shumë se 1 milion 80 mijë eurove për disa projekte nëpër komuna të Kosovës.

Pjesë e këtyre investimeve gjenden katër komunat të cilat i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, Prizrenin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.

Por në vendim gjenden edhe komuna që nuk qeverisen nga LVV-ja si Istogu, Obiliqi e Klina.

-Advertisement-

Por nënkryetarja  e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kjo politikë e Qeverisë është selektive.

“Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët”, ka thënë Çitaku.

“Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin”, ka vazhduar nënkryettarja e PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera