Lajme

Çitaku për Qeverinë Kurti: Nuk kanë ide konkrete se si ndihmohet qytetari, janë pa vizion

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 23 May 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria Kurti definohet më së shumti nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria Kurti sillen si administratorë të dobët të taksave të qytetarëve.

“Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime. Sillen si administratorë të dobët të taksave tona”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Për nënkryetaren e PDK-së, kjo qeveri nuk ka ide konkretete se si duhet ndihmuar qytetarët, e poashtu se si të ndihmohet edhe sektori privat, dhe se sipas saj nuk kanë vizion.

“Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet. Pa investime kapitale. Pa vizion”, ka përfunduar Çitaku në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera