Lajme

Çitaku në Prekaz: Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 28 November 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Çitaku ka thënë se është mirë që në këtë ditë t’ua kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë dhe fëmijëve t’u tregohet se s’duhet ta marrin të mirëqenë atë.

“Ngado që të shkojmë si shqiptarë nga këtu nisemi, nga Prekazi legjendar nga themeli i shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, jemi sot për të shënuar 28 Nëntorin, nëntorin e madh, festën e shumëfishtë të shqiptarëve. Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë, t’u flasim fëmijëve tanë mos ta marrim të mirëqenë lirinë që e kemi”, ka thënë Çitaku para gazetarëve, njofton Klankosova.tv

-Advertisement-

Ajo sugjeroi që “ta duam njëri-tjetrin dhe vendin më shumë”.

“Respekt për familjet e dëshmorëve”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera