Lajme

Çitaku: Në ministrinë e Gërvallës tash e disa muaj ka ‘persekutim’ të personelit, por jo vetëm aty

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 07 September 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për politikën e jashtme, teksa tha se shërbimi i jashtëm i Kosovës është rrënuar tërësisht, derisa thotë se “ka pasur vend për përmirësime”.

“Aty tash e disa muaj ka persekutim të personelit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe jo vetëm në atë ministri por edhe në institucione tjera. Ka burra e gra që shkojnë çdo ditë në zyrë, e bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë që dijnë. Shumica absolute e tyre nuk janë njerëz të korruptuar, nuk janë kriminelë as hajna, në mënyrën se si blloku qeverisës i tanishëm synon të portretizojë çdo gjë në Kosovë. Dhe të trajtohen në këtë mënyrë tërësisht pa dinjitet është e pafalshme”, tha ajo.

Kur thotë “persekutim”, Çitaku tregon se e ka fjalën për “mungesë të trajtimit dinjitoz, profesional, gradime e zhgradime selektive”.

-Advertisement-

Mirëpo, Çitaku deklaron se nuk e mohon që këto emërime e gradime selektive kanë ndodhur edhe më herët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera