Lajme

Çitaku me fjalë të mëdha për Ramën: Me elokuencë të pashoq mori mbi supe betejën për të vërtetën tonë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 13 October 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar kryeministrin shqiptar për fjalimin e tij në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Çitaku shkruan se Edi Rama në Kie, mori përsipër me vetëdije dhe pa asnjë interes betejën për të vërtetën e UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Edi Rama, faleminderit.

Faleminderit që me elokuencë të pashoq, me argumente dhe me guxim dekonstruktove raportin monstruoz të senatorit Dick Marty.

Edi Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë.

E vërteta dhemb, por mëpas shëron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera