Lajme

Çitaku- Kurtit: Nxënësit në shtëpi, Kryeministri në Japoni

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 27 September 2022

Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj që nga fillimi i grevës në sektorin e arsimit dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje mes SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Japoni të martën.

Kurti po merr pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Megjithatë, nënkryetarja e PDK-së është shprehur e indinjuar për mos-zgjidhjen e situatës mes pushtetit dhe sindikatave, ndërsa nxënësit vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

-Advertisement-

“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë. 320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni”, ka shkruar ajo në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera