Lajme

Çitaku ironizon me pozën e liderëve të shtetit: Në Ballkonin e Hapur të Qeverisë së izoluar

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 11 July 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dhënë një koment, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një fotografi ku ndodhet bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.

”Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkroi ai në Facebook.

Mirëpo, Çitaku pati disa kritika për liderët e shtetit, sidomos për masat ndëshkuese që BE-ja i ndërmori ndaj Kosovë.

-Advertisement-

“Në ballkonin e hapur të qeverisë së izoluar nga aleatët e të mbyllur për mediat, shoqërinë civile, bizneset dhe secilin që nuk mendon si ata”, shkroi ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera