Lajme

Çitaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Po abuzoni, do të jepni përgjegjësi

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 09 November 2024

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit në një reagim tha se qeveritë e kaluara degraduan diplomacinë, përçanë dhe përbuzën diasporën.

Çitaku në reagimin e saj i sugjeron kryediplomates që të merret me sigurimin e njohjeve për Kosovës, heqjen e sanksioneve dhe anëtarësimin në KiE.

Ajo përsëritë se pushteti aktual është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë dhe AKI-në.

-Advertisement-

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen të Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshill të Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E.

Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush.
Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi”, shkruan Çitaku.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,  në një konferencë për media, i ka bërë thirrje Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme të mos i përdorin Ambasadat për qëllime partiake e fushatë elektorale.

“Ditëve të fundit, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme po e keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer një fushatë partiake në diasporë. Kjo qeveri—e zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, tani po e kthen shtetin dhe burimet e tij në mjete për përfitime partiake, ka thënë Çitaku.

Sekretarja e PDK-së ka shtuar se Qeveria e Kosovës po tenton që të kamuflojë axhendën partiake si punë zyrtare qeveritare, por sipas saj qëllimi i tyre i vërtetë është mëse i dukshëm.

Kjo bëri që të reagojë Ministrja Gërvalla.

Ajo ka thënë se takimet e Kurtit me mërgatën po i shqetëson ata që degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën.

Gërvalla ka pretenduar se Qeveria vetëm po bën bashkëbisedim me diasporën, e nuk po flet për “lidhje biznesore, familjare, parti politike apo interesa personale”.

“Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon.

Ambasadave dhe konsullatave të Republikës së Kosovës pak e nga pak, por në mënyrë të pakthyeshme, po ua kthejmë rolin e tyre të vërtetë, atë të shtëpisë së madhe dhe derës së hapur për të gjithë mërgimtarët tanë. Ky është realiteti i ri me të cilin duhet të mësohen sa më parë ata që diplomacinë dhe ambasadat e Kosovës ishin mësuar t’i shohin dhe shfrytëzojnë vetëm në funksion të interesave të tyre personale dhe klanore.
Sa më shumë forcojmë lidhjen e Kosovës me mërgatën dhe diasporën e saj, aq më shumë fuqizohet edhe Kosova, por edhe pozicioni i saj në botë. Dhe nuk ndalemi në këtë mision”, shkruan Gërvalla ndër të tjera

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera