Lajme

Çitaku: Diplomaci pa krye, në rënie të lirë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 17 October 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se më i dëmshëm është konstatimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të “pabesë” që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për pezullimin e vizave për Kosovën.

Në një reagim në Facebook, Çitaku madje ka kritikuar edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz për të cilën tha se reagimi i saj ishte skandaloz.

“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lire”, tha ajo.

-Advertisement-

Ndryshe, gjatë deklaratës së tij presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë, dhe fjala e dhënë nuk po mbahet, pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme sepse është kushti i paqes në gjithë zonën”.

Kurse pas kësaj deklarate reagoi ministrja Gërvalla në Twitter ku shkroi “Et voila”, që në gjuhën frënge ka kuptimin “Ja pra”, derisa pranë ka vendosur edhe flamurin.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera