Lajme

Çim Peka i bërtet Baton Haxhiut në studio, ai tenton të largohet nga emisioni

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 12 February 2024

Përplasje e gjuhë e ashpër është zhvilluar mes dy gazetarëve Çim Peka dhe Baton Haxhiut, madje ky i fundit ka tentuar edhe ti largohet nga emisioni.

Gazetari Peka në emisionin e tij i bërtiti Baton Haxhiut pas një deklarate ku ky i fundit i kishte thënë Belind Këlliçit(anëtar i Kryesisë së PD-së) në emisionin Opinion “të ruhet”.

Haxhiu e shpjegoi duke thënë se nuk e kishte kërcënuar, por ishte një gjuhë zhargoni e përdorur nga ai.

-Advertisement-

“Nuk është gjuhë kërcënuese, është zhargon i Kosovës. Ai kandidoi edhe në Tiranë, edhe mund ta ketë bërë ndonjë gabim rrugës…Fjala ruaju, kujdes, nuk është kërcënim. Kujdes për atë që bën, për marrëdhënien me SPAK dhe shikoje se zgjedhjet e fundit në Tiranë, mund të kesh bërë ndonjë gabim rrugës”, tha Haxhiu.

Ndërkohë që Peka iu kthye duke i bërtitur Haxhiut se këto që i thotë janë kërcënime.

“Këto që thua ti janë kërcënime. Kujdes nga SPAK-u pse duhet të ketë? Po flas në emër të Belindit. Nuk i rruhet kujt për SPAK-un, nuk i rruhet kujt! Kujt i rruhet, ti flet në emër…je zëdhënës i SPAK-ut ti? Nuk i bëhet vonë njeriu. Kujdes nga kush? Ti je prokuror i Enver Hoxhës? Ti je gazetar, s’mund ta thuash këtë. Ti e ke seriozisht ti që shantazhin me SPAK?”, tha Peka drejtuar Haxhiut.

E pas kësaj Haxhiu tentoi të largohet nga emisioni, duke theksuar se e duron provokimin por jo të kalohet në banalitet.

“Po keqpërdor drejtuesin e emisionit, unë çohem dhe largohem. Mos u bëj protagonist i asgjësë, ke njerëz këtu që mund të bëjnë analizë. Unë e duroj edhe provokimin. Por të kalosh në banalitet…”, tha Baton Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera