Lajme

Cili është zyrtari i shtetit që shpenzi mbi 37 mijë € për dy vjet?

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 14 December 2019

Zyrtarët e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nuk mund t’ua kalojë as ministri i Punëve të Jashtme me udhëtime zyrtare.

Arbër Muhaxheri, drejtor i Drejtoratit për Promovimin e Sektorit Privat në KIESA, është shpenzuesi më i madh në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Mesatarisht i bie se Muhaxheri ka udhëtuar për 2 vjet mbi 30 here nëpër botë, në bazë të shpenzimeve që i ka siguruar lajmi.net.

Në dokumentin zyrtar shkruan se 38 mijë euro është shuma që ka harxhuar vetëm Arbër Muhaxheri, drejtori i promovimit të Sektorit Privat në MTI.

-Advertisement-

Gjatë vitit 2018, Muhaxheri ia ka harxhuar ministrisë hiç më pak se 20,594.20 euro.

Muhaxheri “ka kursyer pak” buxhetin e ministrisë gjatë vitit 2019. Totali i shpenzimeve të Muhaxherit për periudhën janar-nëntor 2019, në udhëtime zyrtare, kap shifrën e 17,376.90 euro.

Gjatë dy viteve shpenzimet e Muhaxhiri arrin një shifër prej 37, 971.1 euro.

Akomodimi në hotele Muhaxherit i ka kushtuar 13,417.5 euro, 11,333.67 i ka shpenzuar në dreka e darka, për bileta 9,944.98, shpenzime të tjera 2,997.75.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera