Lifestyle

Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 06 February 2019

Dëshira për të qenë e pëlqyeshme nga gjinia e kundërt është natyrale, dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse shumica e vajzave po përpiqen ta gjejnë përgjigjen e pyetjes “Çfarë iu pëlqen meshkujve”.

Siç duket ekspertët kanë arritur t’i gjejnë përgjigjet,

Ambiciet
Ne jetojmë në një botë të mbushur me ngjarje dhe ritmike. Dhe kjo ndoshta është arsyeja se përse dëshira për ta jetuar një jetë të plotë, të mahnitshme, për t’i shndërruar ëndrrat e çmendura dhe planet në realitet dhe për të aspiruar gjëra tjera përderisa ende kërkoni burime të inspirimit është faktor i rëndësishëm i cili i bën vajzat të duken atraktive te meshkujt.

-Advertisement-

Pasiviteti dhe dembelia te vajzat nuk pëlqehen aspak nga meshkujt. Sidoqoftë, as vajzave nuk iu pëlqejnë meshkujt të cilët janë dembelë dhe pasivë.

Mos-lodhja
Është fakt i njohur se pagjumësia na bën të dukemi keq. Në një studim, meshkujve u ishin treguar fotografi të disa vajzave joshëse, disa prej të cilave kishin bërë 8-9 orë gjumë, dhe të disa tjerave të cilat nuk kishin fjetur fare. Meshkujt kishin raportuar se ato të cilat nuk kishin fjetur fare kishin qenë më pak joshëse, më të mërzitshme dhe më “agresive”,

Sensi i humorit
Kur përshkruhet vajza e përsosur, asnjëherë nuk mungon fakti se ajo duhet të ketë sens të mirë të humorit. Pra, studimet e shumta tregojnë se vajzat të cilat dinë të tregojnë barsoleta dhe i kuptojnë shakatë janë shumë më joshëse në sytë e meshkujve.

Qeshja
Pa pasur nevojë të shtojmë shumë fjalë këtu, vajzat të cilat nuk frikësohen t’i shfaqin emocionet janë gjithmonë të dëshirueshme nga meshkujt.

Vetëbesimi

Meshkujt kanë qejf t’i komplimenetojnë gratë të cilat vetë e dinë se i meritojnë ato fjalë. Megjithatë, vetëbesimi i një gruaje për bukurinë e saj është karakteristikë shumë joshëse.

Gjendja emocionale

Sipas meshkujve, lloji më i keq i femrave janë ato vajza të cilat kanë pikëpamje negative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera