Cilat janë sanksionet e reja që mund t’i vendosen Rusisë?
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 27 June 2022
Të dielën vendet e G7-ës në Samitin e mbajtur në Gjermani i kanë shqyrtuar sanksionet e reja që mund t’i vemesën Rusisë për t’i gjymtuar përpjekjet e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, në luftën me Ukrainën.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kanadaja bënë të ditur se do të ndalojnë importimin e arit rus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, deklaroi se kësaj iniciative do t’i bashkohen edhe Gjermania, Franca dhe Italia, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.
Eksportet e arit në vitin 2021 drejt Rusisë ishin në vlerë prej mbi 14 miliardë dollarë.
Britania e Madhe thotë se rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi pasi oligarkët nxitojnë të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur sanksionet.
Një synim tjetër që kanë shtatë vendet më të industralizuara synojnë të kufizojnë çmimin e naftës ruse.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan tha se synojnë që vendosin një limit për çmimin e naftës ruse.
“Ne jemi ende në diskutimet përfundimtare me homologët e tjerë të G7 që punojnë për ta finalizuar këtë, por jemi shumë afër një vendi ku liderët e G7 do të kenë vendosur të drejtojnë urgjentisht ministrat përkatës për të zhvilluar mekanizma për të vendosur një kufi të çmimit global për naftën ruse”- tha ai.
Sanksione sipas Shtëpisë së Bardhë do të ketë edhe në sektorin e mbrojtjes duke ia kufizuar qasjen Rusisë edhe në teknologji.
“Udhëheqësit e G7 do të rreshtojnë dhe zgjerojnë sanksionet e synuara për të kufizuar më tej aksesin e Rusisë në teknologjinë perëndimore që mund të mbështesë industrinë ruse të armëve.
“Në mënyrë agresive do të synohen zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes ruse… dhe do të kufizojë aftësinë e Rusisë për të zëvendësuar pajisjet ushtarake që ka humbur tashmë gjatë luftës”.
Po ashtu nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se paratë e mbledhur nga tarifat më të larta tregtare vendosura ndaj eksporteve ruse duhet t’i jepen si ndihmë Ukrainës, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.
“Udhëheqësit e G7 do të kërkojnë leje për të përdorur të ardhurat e mbledhura nga çdo tarifë e re për mallrat ruse për të ndihmuar Ukrainën dhe për të siguruar që Rusia të paguajë për koston e luftës së saj”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë amerikan.
Të tjera
-
Policia kontrollon Parlamentin Evropian, dyshohet për ndërhyrje ruse
Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë sot se policia ka kryer kontr...
-
Prokuroria parashtron ankesë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e Skender Hysenit nga akuza për mosraportim të pasurisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit k...
-
Reuters: Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, ngriten shqetësime për të drejtat e njeriut
Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë ...
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...
-
VV-ja në një vjetorin e sülmit në Zveçan: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës
Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë n...
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel për Kosovën pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spa...
-
Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat
Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit...