Lifestyle

Cila ngjyrë i përshtatet më shumë personalitetit tënd?

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 04 July 2018

Ngjyrat janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Ngjyrat që veshim, ndikojnë në humor, në gjendjen emocionale, madje ndikojnë edhe te përshtypjet që krijojnë të tjerët për ne. Ngjyrat flasin, por çfarë thonë ato?

Përpara se sa të vishni një rrobë me ngjyrë, sigurohuni gjithmonë që të jetë e pastër, plot shkëlqim dhe me aromë të mirë.

E verdha

-Advertisement-

E verdha është një ngjyrë që tërheq vëmendjen, ndaj nuk keni nevojë të ngarkoheni me aksesorë nëse vishni rroba ngjyrë të verdhë.

Çfarë thotë një veshje e verdhë për personalitetin tënd: jam një femër e lumtur, diellore, trendy dhe ekstravagante, së cilës i pëlqen moda dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Wear-your-Style-on-your-Eyes-00

Vjollca

Vjollca ndër vite është konsideruar si ngjyrë mbretërore, ndaj pa dyshim ata që e veshin, lënë impresione të forta tek të tjerët.

Çfarë thotë ngjyra vjollcë për ju: jam një femër misterioze, plot vetëbesim, që ka shqisën e gjashtë të zhvilluar.

E gjelbra

Gjithçka varet nga tonalitetet e ngjyrave që keni në garderobën tuaj. Pastel të tregon të freskët dhe të re, ndërsa jeshilja e errët të tregon më të matur dhe të sofistikuar.

Çfarë thotë e gjelbra për ju: jam një njeri i hapur, me këmbë në tokë, miqësor, një femër plot vetëbesim që i pëlqejnë gjërat sa më natyrale. Jam në evolucion të vazhdueshëm.

blue_fashion-1474215

E kaltra

E kaltra është një ngjyrë që pëlqehet në mënyrë masive nga të gjithë. Ajo është një ngjyrë që simbolizon forcën dhe qetësinë shpirtërore.

Çfarë thotë për ju një copë e kaltër në garderobë: jam një njeri i qetë, i sinqertë dhe kreativ. Më pëlqejnë gjërat e vërteta. Jam një femër e fuqishme, e përgjegjshme dhe e zonja në komunikim me të tjerët. Kam ideale të larta.

E kuqe

Veshjet në ngjyrë të kuqe, zakonisht kërkojnë femra plot vetëbesim. Mund të filloni përdorimin e së kuqes me hapa të vegjël, duke kombinuar ndonjë aksesor në ngjyrë të kuqe, si shall, varëse, të kuq buzësh apo manikyr të kuq.

Çfarë thotë e kuqja për ju: jam një femër e fortë dhe guximtare, që jam në gjendje të përballoj gjithçka më del përpara. Dua të dominoj në çdo situatë dhe jam gati të luftoj me pasion për gjërat që i konsideroj të shtrenjta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera