Lajme

Cila metodë e mësimdhënies preferohet nga studentët?  

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 19 December 2018

Kolegjin Universum, inkurajohet interaktiviteti gjatë ligjëratave kjo metodë e mësimdhënies dhe lirisë akademike bëhet duke e kuptuar rëndësinë që ka në formimin e një studenti.

Metodat tradicionale të mësimdhënies kishin për qëllim të depërtonin si paketë njohurish te studenti. Metodat bashkëkohore, e të cilat po përpiqemi gjithnjë e më shumë ti përfshijmë gjatë punës, kanë për qëllim që pos kësaj, të ndihmojmë në krijimin e një mase analitike dhe kritike studentësh, që nuk rreshtin së bëri pyetje dhe që nuk kanë frikë nga shprehja e mendimeve.

Ajo që është kyçe është që studentët kanë nevojë për t’u dëgjuar. Duhet patur parasysh që sistemi fillor arsimor, po dhe kultura e komunikimit në vend, nuk ushqen një mjedis të hapur diskutimi, për t’i dhënë secilit mundësinë e shprehjes, e pa paragjykuar mendimin e tjetrit.

-Advertisement-

Në Kolegjin Universum, në Departamentin e Shkencave Politike, të dëgjuarit është ndër gjërat e para për të cilat përpiqemi bashkarisht. Studentëve përpiqemi t’ju referohemi me emër, dhe t’i trajtojmë si individ të barabartë me gjithë të tjerët.

“Vetëm një student i tillë, që ka liri të shprehjes, por dhe që dëgjohet pa u paragjykuar, do të mund të bëhet një zyrtar i mirë, diplomat i shkathtë, apo edhe një mësimdhënës që dëgjon, nesër” thotë Prof. Rrezarta Reka.

Për më shumë informata rreth metodave të ligjërimit në Kolegjin Universum ndiqni faqet e tona në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera