Cila është zgjidhja për të nisur gjykimi në mungesë ndaj Radoiçiqit

Autori: Gazeta inFokus
08:11 | 13 January 2025
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit, e 41 të tjerëve, vazhdon të mbes vetëm në letër. Kjo pasi ende nuk dihet nëse do të nis gjykimi ndaj tyre. Avokatët thonë se Prokuroria Speciale do të duhej të ndryshonte aktakuzën për ta në mënyre që të vazhdohej me procesin gjyqësor.
Më shumë se katër muaj kanë kaluar nga ngritja e aktakuzës, ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ndonëse gjykimi nisi për tre prej të akuzuarve, për 42 të tjerët, përfshirë edhe Radoiçiqin ende nuk dihet se si do të vazhdohet meqë të njëjtit ishin të pakapshëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk treguan nëse kanë vendosur se si do të vazhdohet me këtë, ndërkohë që avokati i familjes së policit të vrarë në këtë sulm, thotë se ky rast duhet të trajtohet me prioritet.
“Kjo është një lëndë e rëndësisë së veçantë është rrezikuar rendi kushtetues i Kosovës, prandaj besoj se duhet me i dhënë prioritet në trajtimin e saj dhe në nisjen e gjykimit… Unë jam i përgatitur për të dy opsionet pra si me gjykim në mungesë sikurse në versionin tjetër, unë nuk e kam problem le të vendos gjykata tutje”, ka theksuar për Tv Dukagjinin, Arianit Koci – avokat i familjes Bunjaku.
Ndërkohë që sipas Naim Rudarit, avokat i njërit zyrtari policor që është plagosur më 24 shtator, thotë se prokuroria Speciale mund ti jap zgjidhje kësaj çështje.
“Gjykata pa asnjë mëdyshje do të mund të fillonte me gjykimin në mungesë, apo në anën tjetër do të mund ti kërkonte prokurorisë që ta ndryshonte aktakuzën, dhe prokuroria speciale me një ndryshim, fare kozmetik mund ta ndryshonte aktakuzën dhe të fillonte gjykimi në mungesë, pa lënë fare mëdyshje”, ka deklaruar ai.
Nga Prokuroria Speciale nuk kanë kthyer përgjigje nëse aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit, dhe të tjerëve që është ngritur në mungesë, mund të ndryshohet.
Në seancën fillestare të mbajtur në tetor të viti të kaluar, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq nuk pranuan fajësinë, derisa vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit.

Të tjera
-
Përparim Gruda: Nuk votojmë në diktat, Dehari po e shkel Kushtetutën në formë të shëmtuar
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk pranon të...
-
Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh, viktima gratë
Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Polici...
-
Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit
Një person është raportuar i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit. Rasti po he...
-
Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në thellon bashkëpunimin në siguri dhe teknologji ushtarake
Ministri në dorëheqje i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për...
-
Kallas këtë javë viziton Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, këtë javë pritet...
-
U vodh në Gjermani, policia e gjen veturën në Malishevë
Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë një veturë të vjedhur në Gjerman...
-
Pas pjesëmarrjes në emisionin “Zgjohu”, Remzie Shahini-Hoxhaj reagon ndaj fyerjeve online: “Që nesër do t’i denoncoj”
Profesoresha e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rem...
-
Von der Leyen: Kjo javë do të jetë vendimtare për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, beson se kjo javë do...
-
Media e huaj shkruan për Gjirokastrën, Rama: Destinacion në fokus i udhëtimeve unike
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka shpërndarë artikullin e shkruar nga ...
-
Deliu-Kodra: Nuk mund që dhunshëm të na detyrojnë t’ua votojmë Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka deklaruar s...
-
Ariu shfaqet në oborrin e një shtëpie në Mushtisht të Suharekës/Pamje
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një ...
-
Kryediplomati turk sot viziton Serbisë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojë Serbinë. Siç...