Lajme

Çiklisti në Prizren goditet nga vetura

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 30 September 2022

Mëngjesin e të enjtes një burrë është goditur nga një veturë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi në rrugën ”Ekrem Rexha” dhe se çiklisti pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

‘’Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje derisa ishte duke lëvizur me biçikletë. I lënduari pas trajtimit mjekësor është liruar’’, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera