Rozë

Çifti perfekt ‘Beckham’, drejt divorcit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 04 December 2017

Çifti perfekt David dhe Victoria Beckham duket se është në prag ndarjeje. Të paktën këtë ka shkruar revista gjermane Ok, që ka zbuluar një zënkë publike në një restorant mes të dyve, për një person të tretë.

Revista zbulon tonet e ngritura që ish-Spyce Girl dhe ish-futbollisti kanë patur në restorantin e njohur Santa Monica. Zënka ka lindur për këngëtaren Mary Charteris. David është takuar me të gjatë një koncerti në verë. “Kush mendon se je?” ka ngritur zërin ndaj të shoqit Victoria, që njihet si një person shumë i kontrolluar në publik. Sipas të njejtit lajm që publikon revista, zënka nuk lidhet me besnikërinë e David, se sa më shumë për faktin se Victoria po humbet fugurën e saj.

Ndërkohë një mik i familjes zbulon se David dhe Victoria nuk kalojnë shumë kohë bashkë. Ishin çifti perfekt, por më pas kanë filluar të largohen dhe të kënaqen më shumë me ambiciet personale të punëve. David me futbollin dhe Victoria me modën.

-Advertisement-

Ish-kapiteni i Anglisë ka krijuar një raport aspak të mirë kohët e fundit me mediat.

“Urrej të justifikoheni pë gjithçka. Më lini të qetë, mjaft me spekullimet”, ka deklaruar pak kohë më parë. David gjithnjë ka qenë në shenjestër për flirtimet e tij. E fundit mund të jetë edhe ajo me Nicole Scherziger që deklaroi për Mirror: “ E shikoj si mashkullin më të nxehtë dhe më tërheqës në botë”.

Për më shumë të dy frekuentojnë të njejtën palestër në Los Angeles….

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera