Lifestyle

Çiftet në lidhje afatgjata zhvillojnë shije të njëjta

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 22 September 2017

Sa gjatë keni qenë me partnerin tuaj? Disa muaj? 35 vite? Përgjigja juaj në këtë pyetje mund të jetë indikator se sa të njëjta i keni shijet.

Po pra, mirë e lexuat: sipas hulumtimeve të reja në revistën ‘Appetite’, çiftet zhvillojnë preferenca të ngjashme të aromës dhe shijeve në ushqim kur janë së bashku për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Për këtë studim, hulumtuesit i kanë studiuar 100 çifte të cilët kishin qenë së bashku për periudha të ndryshme kohore – kjo kornizë kohore ka zgjatur mes tre muajve dhe 45 viteve .

-Advertisement-

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se aq më gjatë që ka qenë së bashku një çift, aq më të njëjta i kanë pas shijet – edhe nëse nuk kanë qenë fare të lumtur në lidhje.

Përderisa shkencëtarët nuk e dinë shkaktarin e saktë prapa kësaj, ata besojnë se mund të vjen si pasojë e shumë faktorëve. Ndoshta njerëzit përshtaten më shumë kur e nuhasin botën njësoj, ose mund të ketë të bëjë me ekspozimet ambientale.

“Ambienti dhe shprehitë e njëjtë, mund të formoj preferenca të njëjta te dy partnerët”, kanë shkruar hulumtuesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera