CIA pezullon programin e armatosjes së rebelëve antiAssad
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 22 July 2017
Një gjeneral amerikan i rangut të lartë konfirmoi dje se SHBA-ja kaSi pezulluar programin e fshehtë të CIA-s për të armatosur dhe trajnuar rebelët sirianë.
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund programit të armatosjes dhe trajnimit të të ashtuquajturve“rebelët e moderuar sirianë”, i raportuar fillimisht nga gazeta “Washington Post” të mërkurën, u mirëprit nga të gjithë i cilësuar si “një lajm i shkëlqyer” .
Gjatë një konference të sigurisë në Aspen, Kolorado, gjenerali, Tony Thomas, komandant i Forcave Speciale amerikane, tha se kjo masë nuk përbën një koncesion për Rusinë.
Programi i nisur nga ish-presidenti Barak Obama në vitin 2013 u projektua për të ushtruar presion ndaj regjimit sirian të Bashar al-Assad dhe është kritikuar nga Rusia e cila është mbështetës i tij.
Zyrtarët qeveritarë thanë për gazetën “Washington Post” se vendimi i Trumpit për t’i dhënë fund programit të fshehtë të CIA-s tregon qartë interesin e tij për të bashkëpunuar me Rusinë.
Moska është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Sipas “Washington Post”, vendimi për pezullimin e programit është marë një muaj përpara takimit të presidentit të SHBA-së me presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e G20-ës, në Hamburg të Gjermanisë, dy javë më parë.
Zyrtarët qeveritarë thanë për “Washington Post” se Trumpi dhe Putini mund të kenë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi që përfshinte Sirinë Jugperëndimore gjatë takimit të tyre në samitin e G20-ës.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...