CIA akuzon Kosovën për korrupsion të lartë e papunësi të madhe, më së shumti po pësojnë qytetarët
Autori: Halil Berisha 23:03 | 01 August 2019
Një raport i detajuar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës “CIA” të Amerikës është publikuar së fundmi për Kosovën, ashtu sikur për shumë shtete tjera.
Por, ajo çka bije në sy, janë kritikat e mëdha që i bëhen Kosovës, sidomos në sferën ekonomike, shkruan gazeta inFokus.
Ndër telashet më të mëdha, sipas CIA-s është papunësia e madhe dhe politikat e dobta.
“Shkalla e papunësisë është 33%, derisa 60% e të rinjve janë të papunësuar, në një vend ku mosha mesatare është 26 vjeç dhe është vend i cili shtyn emigracionin dhe përkrahë ekonominë joformale dhe të pa-raportuar. Shumica e kosovarëve jetojnë në vende rurale jashtë Prishtinës. Blegtoria jo-efikase është e zakonshme shkaku i parcelave të vogla, mekanizmit të kufizuar dhe mungesës së ekspertizës teknike. Kosova ka koston më të ulët të punës krahasuar me vendet e rajonit. Sidoqoftë, niveli i lartë i korrupsionit, mos-respektimi i kontratave e jo-siguria elektrike kanë dekurajuar investitorët e mundshëm”.
Sipas këtij raporti, Kosova ka shumë mundësi, por që po mbesin të pashfrytëzuara, shkruan gazeta inFokus.
“Prodhimi i mineraleve dhe metaleve, përfshirë linjitin, plumbin, zinkun, nikelin, kromin, aluminin, magnezin dhe një larmi materialesh ndërtimi, dikur shtylla kurrizore e industrisë, ka rënë për shkak të vjetërsimit të pajisjeve dhe investimeve të pamjaftueshme si dhe problemeve të pazgjidhura në lidhje me pretendimet e pronësisë së minierave më të mëdha të Kosovës. Furnizimi i kufizuar dhe jo i besueshëm i energjisë është pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Qeveria Amerikane po bashkëpunon me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Bankën Botërore për të përfunduar një tender tregtar për ndërtimin e Kosovës C, një termocentral i ri me linjit që do të përfitonte nga rezervat e mëdha të linjitit në Kosovë.
Në vitin 2014, gati 60% e importeve nga dogana e Kosovës ishin mallra të BE-së. Në gusht 2015, si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova nënshkroi marrëveshje për telekomunikacionin dhe shpërndarjen e energjisë, por mosmarrëveshjet mbi atë se kush zotëron asetet ekonomike, siç është konglomerati i minierave Trepça, vazhdojnë.”.
E në raport, përmendet edhe qeveria Mustafa.
“Kosova e përjetoi deficitin e parë të buxhetit në vitin 2012, kur shpenzimet qeveritare u rritën ndjeshëm. Në maj 2014, qeveria prezantoi një rritje të pagave prej 25% për punonjësit e sektorit publik dhe një rritje të barabartë të përfitimeve sociale. Të ardhurat qendrore nuk mund të përballonin këto rritje dhe qeveria u detyrua të zvogëlojë investimet e planifikuara kapitale. Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Mustafa, një ekonomist i trajnuar, kohët e fundit bëri disa ndryshime në politikat fiskale, duke zgjeruar listën e importeve pa taksa, duke ulur TVSH-në për artikujt bazë ushqimor dhe shërbimet publike, dhe duke rritur TVSH për mallrat tjera”.
Megjithatë, sipas inteligjencës amerikane ata që më së shumti po pësojnë, janë qytetarët e Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Evropë, përjashtuar Moldavinë, me të ardhura “per capita” 10 mijë e 400 dollarë në vitin 2017. Derisa, ekonomia e Kosovës po vazhdon të përparoj, papunësia nuk është ulur, as standardet e jetës nuk janë ngritur, për shkak të mungesës së reformave ekonomike dhe investimeve”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...