Rozë

Chris Brown xhirohet duke e kërcënuar me fjalë të rënda një punëtor, i cili i kishte faturuar servisin

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 07 April 2018

Chris Brown i kishte thënë një punëtori se “do ta hidhte përtokë në një konfrontim, i cili është kapur nga kamerat.

Këngëtari është parë të ketë shkëmbyer fjalë të rënda me punëtorin në Los Angeles, shkruan DailyMail.

 

-Advertisement-

Brown është xhiruar duke thënë: “Ti ma ke bërë të pa drejtë, duke provuar të më vjedhësh. Unë duhet të të hedh përtokë tani por s’do e bëj.

Pastaj, ylli 28 vjeçar kthehet tek shoqëruesi i tij dhe i thotë: “Mos paguaj nga paratë tua, nuk ka rëndësi që ka shumë kamera këtu”.
Më pas, Chris largohet për tek vetura e tij.

Të enjten mbrëma, Brown dukej në disponim të mirë i shoqëruar nga një femër në klubin e natës “Poppy” në Hollywoodin perëndimor. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera