Rozë

Chris Brown, flet hapur për natën e incidentit me Rihannen

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 18 August 2017

Këngëtari amerikan Chris Brown, ka folur hapur për natën kur u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj ish të dashurës së tij Rihanna, në vitin 2009.

Në një video të shkëputur nga dokumentari i tij më i ri “Chris Brown: Mirë se vini në jetën time”, ylli amerikan ka folur haptazi se çka ka ndodhur atë natë e cila bëri bujë ne media pasi fotot e Rihannës kishin vërshuar internetin.

Brown ka bërë të ditur se lidhja e tyre kishte kohë që kishte probleme dhe se ai e kishte tradhtuar këngëtaren me një mike të tijën.

-Advertisement-

“U ndjeva si një përbindësh”, thotë Chris në videon e lansuar, dhe thotë se kurrë në jetë nuk kishte menduar që do të qëllonte një femër.

Çifti është ndarë, mirëpo ata janë ende miq dhe shumë shpesh shihen në ahengje së bashku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera