Lajme

Chollet telefonin Kurtin e Vuçiqin, premton përfitime nëse merren vesh nesër

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 17 March 2023

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se sot, një ditë para takimit në Ohër, ka zhvilluar biseda telefonike me dy protagonistët, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Npërmjet njoftimeve në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se me Kurtin ka diskutuar lidhur bisedimet e ditës së nesërme rreth bisedimeve mbi normalizimin e raporteve me Serbië përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Diskutova me kryeministrin Albin Kurti rreth bisedimeve të nesërme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Implementimi do të mundësojë përfitime domethënëse për të dyja shtetet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Chollet.

-Advertisement-

Bisedën me Vuçiqin, Chollet e ka quajtur të “mrekullueshme”.

“U pajtuam për rëndësinë e përkushtimit konstruktiv  mbi propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars. Rikonfirmova mbështetjen e SHBA-së rreth dialogut të BE-së dhe përfitimet që do të vijnë nga normalizimi i marrëdhënieve për Serbinë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka njoftuar Chollet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera