Chollet takohet me Lajçakun, flasin për dialogun dhe integrimin e Ballkanit në BE

Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 04 April 2023
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve mes dy vendeve.
Teksa ka njoftuar për takimin, Chollet ka thënë se kanë folur edhe për mbështetjen e SHBA-së për dialogun si dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE.
“U kënaqa duke biseduar me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Enjoyed speaking with EU Special Representative @MiroslavLajcak about our strong support for the EU-led dialogue between Kosovo and Serbia and shared commitment to supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/JXUTbXUILp
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 4, 2023
Ndryshe, Lajçak të martën ka pritur në takime të ndara në Bruksel edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se tashmë është duke pritur një takim në kuadër të dialogut, në nivel të negociatorëve për të diskutuar për marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve si dhe çështjet aktuale urgjente.
“Sot mirëpres takimin në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit (të raporteve) dhe çështjet aktuale”, ka shkruar emisari Lajçak. /Telegrafi/

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...