Chollet në Beograd: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 13 January 2023
Në një konferencë për media pas takimeve të veçanta me zyrtarët më të lartë të Serbisë, Chollet ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një nga çështjet kyçe që duhet zgjidhur.
“Ne besojmë se themelimi i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo kundër saj. Themelimi i saj është një çështje që duhet zgjidhur. Këtë e kemi diskutuar dje në Prishtinë dhe qëndrimi ynë është që duhet të zbatohet. Duhet të zbatohet dhe të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Chollet, transmeton Paparaci.
I pyetur nëse Asociacioni duhet të krijohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, Cholet ka thënë se ai nuk dëshiron “të hyjë në detaje se si duhet të zbatohet”, duke shtuar se SHBA beson se duhet të zbatohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka kërkuar prej tij që në fillim të vitit të vizitojë Ballkanin Perëndimor sepse ky është një moment vendimtar për Evropën për shkak të luftës në Ukrainë, e rrjedhimisht edhe për rajonin.
“Unë nuk erdha këtu për të dhënë ndonjë ultimatum, por për të shprehur mbështetjen time të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe për të hulumtuar qasjet dhe mënyrat se si ne mund të vazhdojmë në këtë rrugë. Këtë do ta bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me kolegët nga BE-ja”, ka thënë Chollet.
Ai ka shtuar se i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ishte me të në Beograd, ka qenë në Bruksel këtë javë dhe ka biseduar me liderët e BE-së për hapat e mëtejshëm.
“Gjatë diskutimeve me të, erdhëm në një zgjidhje pozitive për të ecur përpara dhe mezi pres të punoj për këtë në ditët në vijim”, ka thënë Chollet.
Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor ka shumë potencial, por edhe shumë probleme që mund t’i kërcënojnë ato potenciale, siç ishte kriza e fundit në veri të Kosovës, përcjell Paparaci.
Ai ka deklaruar se beson në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka shtuar se ajo është e mundur këtë vit dhe se ajo mund të arrihet me dialog me ndërmjetësimin e BE-së.
Chollet ka thënë se ka pasur “biseda shumë pozitive” me zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe ka shtuar se “ka marrëdhënie shumë të mira” me presidentin Aleksandar Vuçiq.
Chollet gjithashtu ka thënë se është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile në Beograd, me të cilët ka diskutuar për lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si çështje të rëndësishme.
Ai shtoi se gjatë takimeve me Vuçiqin, Bërnabiqin dhe Daçiqin, “ka folur më pak dhe ka dëgjuar me kujdes se si ata e shohin perspektivën e Serbisë dhe të rajonit”.
I pyetur nëse SHBA ende këmbëngul që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Chollet ka thënë se Uashingtoni këtë e pret nga të gjitha vendet.

Të tjera
-
AKP fton për ofertim me 25 qershor, 98 prona në shitje në gjithë Kosovën
Agjencia Kosovare e Privatizimit fton të gjithë investitorët e interesuar që ...
-
Urat e qeverisë mbi Ibër, nënkryetari i Mitrovicës së Veriut: S’është momenti, s’kemi qendër kulturore, shkolla…
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi l...
-
Trumpi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor
Presidenti Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gj...
-
Bajrami përshëndet vendimin e Komerciales, shpreh keqardhje për reagimin e ZRRE’së: Krijon precedent të rëndësishëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka përshën...
-
Zyrtarët iranianë festojnë armëpushimin si “fitore” ndaj SHBA-së dhe Izraelit
Pas njoftimit të presidentit amerikan Donal Trump për një armëpushim dhe përk...
-
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
PrishtinaTicket ju mundëson fluturime direkte çdo fundjavë nga Prishtina në B...
-
Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët e KQZ-së të PDK-së dhe VV-së
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pati përplasje mes anët...
-
BE-ja teston Urën e Ibrit
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i nënshtrohet aktualisht testimeve dhe ins...
-
KQZ emëron anëtarët e komisioneve komunale për zgjedhjet lokale 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot një mbledhje ku ka marrë ...
-
LAJMI I FUNDIT: Sërish tërmet në Shqipëri
Në tjetër tërmet sapo ka goditur Shqipërinë, pas lëkundjeve të mëngjesit. ...
-
Partia Demokratike e Kosovës e padit ZRrE-në
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore...
-
Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se është zyrtar policor
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të...