Sport

Chiellini vendos t’i japë lamtumirën përfaqësueses italiane

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 26 April 2022

Giorgio Chiellini vendos t’i japë lamtumirën përfaqësueses italiane.

Mbrojtësi që në gusht do të festojë ditëlindjen e 38, njoftoi se ka vendosur ta mbyllë me Italinë, por la të hapur mundësinë për të vazhduar ende me Juventusin.

“Mendoj se kemi shumë djem të rinj të talentuar, që mund të bëjnë mirë me fanellën e përfaqësueses dhe ne të vjetrit duhet t’u lëmë radhën. Shpresoj të jem në ‘Wembley’ për ndeshjen ndaj Argjentinës në qershor, pasi pikërisht aty dua ta mbyll kapitullin tim me Italinë”, deklaroi mbrojtësi Italian.

-Advertisement-

Kontrata e Chiellinit me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni, megjithatë mbrojtësi la të hapur mundësinë e rinovimit, teksa tha se dëshiron të vazhdojë akoma me futbollin e luajtur.

“Sa i përket karrierës time në futboll, në fund të sezonit do të bëj vlerësimet e duhura me drejtuesit e Juves dhe do të vendosim. Nëse fiziku do të më lejojë, atëherë mund të vazhdoj akoma, megjithatë është një vendim që do të vijë së shpejti”, tha Chiellini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera