Sport

Chiellini: Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 19 November 2018

Giorgio Chiellini beson se Cristiano Ronaldon mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe se Juventusi ia fal lëshimet Joao Cancelos, sepse ai i ofron shumë skuadrës në sulm.

Ronaldo dhe Cancelo iu bashkuan Juventusit këtë verë, dhe Chiellini e lartësoi ndikimin e dyshes portugeze në skuadrën e “Zonjës së vjetër”.

“Mund të luajmë deri në moshën 40-vjeçare? Po, edhe pse nuk mendoj se unë do të mundem”, tha qendërmbrojtësi italian për Tuttosport.

-Advertisement-

“Nuk është fakti që ai vjen i pari në stërvitje ai që e bën dallimin, por mënyra sesi punon ai: [Ronaldo] të shtyn ta përmirësosh veten”, shtoi ai.

“Mbi të gjitha, ai është i mençur: ai erdhi në një ligë dhe vend tjetër por menjëherë nisi t’i kuptojë dinamikat e qytetit dhe të integrohet”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera