Sport

Chelsea u rikthehet fitoreve

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 21 October 2017

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Watfordit me rezultat 4:2

Kampioni i Premierligës, Chelsea i është rikthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi. Londinezët në “Stemford Bridge” e kanë mposhtur Watfordin me rezultat 4:2.

Ekipi i Antonio Contes ka kaluar i pari në epërsi me golin e Pedro Rodriguezit në minutën e 12-të.

-Advertisement-

Por, mysafirët kanë arritur që ta rikthejnë rezultatin në 1:2 me golat e Abdoulaye Doucoure (45) dhe Roberto Pereyra (49), shkruan Express.

Vendasit u rikthyen sërish në lojë me golin e Michy Batshuayi, i cili në minutën e 71-të barazoi rezultatin në 2:2.

Kurse, dy minuta pa përfunduar ndeshje, Cesar Azpilicueta riktheu epërsinë e Chelsean në 3:2, derisa në kohën shtesë Batshuayi shënoi për 4:2.

Pas kësaj fitore, Chelsea është ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 16 pikë të tubuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera