Sport

Chelsea rrezikon heqjen e pikëve për sezonin e ri

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 09 August 2023

Telashe në horizont për Chelsea-n dhe presidentin Todd Boehly dhe kjo jo për shkak të skuadrës aktuale apo presidentit amerikan. Pasi dështoi në misionin për të siguruar një vend në Champions League këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Maurizio Pocchetino mund të marrë një shuplakë të rëndë edhe në sezonin 2023-2024.

Sipas “The Sun”, Chelsea mund të penalizohet me heqje pikësh për shkak të disa transfertave financiare të dyshimta të realizuara në kohën e Abramovich gjatë viteve 2012-2019, përpara se ai ta shiste klubin te amerikanët.

Në lidhje me këto parregullsi, UEFA e dënoi me 10 milionë euro gjobë kliubin gjatë vitit të kaluar por kaq nuk mjafton pasi masa mund të merren edhe nga federata angleze. Premier League ka nisur hetimin pasi dyshohet që shuma të mëdha parash janë derdhur në llogari “gusaka” në parajsat fiskale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera