Sport

Chelsea përgatit ofertën për Paredes

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 16 January 2019

Maurizio Sarri kërkon të përforcojë mesfushën.

Leandro Paredes është një nga emrat më të përmendur për të zënë vendin e Cesc Fabregas tek Chelsea, shkruan KosovaPress.

“Blutë” kanë bërë të qartë interesimin e tyre për argjentinasin, duke bërë edhe një ofertë prej 33 milionë euro në drejtim të Zenitit, e konsideruar e ulët nga klubi rus.

-Advertisement-

Duke parë insistimin e madh të skuadrës së Sarrit, drejtuesit rusë kanë deklaruar se do të uleshin në bisedime, por vetëm për një shifër jo më të ulët se 40 milionë euro.

Leandro Paredes u transferua te Zeniti në verën e vitit 2017 nga Roma për 13 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij përfundon më qershor të vitit 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera