Sport

Chelsea ofron 56 milionë euro për Alex Sandro

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 03 January 2018

Antonio Conte nuk ka ndërmend të humbasë kohë për merkaton dhe kërkon të përforcojë skuadrën në muajin janar me një futbollist që e dëshiron prej më shumë se 6 muajsh: Alex Sandro.

Mbrojtësi që është nën kontratë me Juventusin është kthyer në një obsesion për trajnerin që drejton skuadrën londineze të Chelsea prej dy sezonesh. Sipas mediave britanike, Antonio Conte kërkon të evitojë konkurrencën me rivalin e tij Mourinho për të sjellë në skuadër brazilianin.  Mirror zbulon se londienzët janë gati të ofrojnë 56 milionë euro në këmbim të lojtarit.

Nga ana tjetër, edhe pse trajneri Allegri është shprehur se nuk do të ketë lëvizjë në merkato, Juve e shikon këtë si një mundësi të mirë për të shëdoshur financat, ndërkohë që prej kohësh kanë piketuar edhe zëvendësuesin e tij. Ai është mbrojtësi 24-vjeçar brazilian Wendell, që aktivizohet në radhët e Leverkusen prej vitit 2014.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera