Sport

Chelsea nuk di si të identifikojë futbollistët që bëhen yje

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 20 December 2017

Thënia popullore që ‘Askush nuk ia di vlerën një gjë, derisa të mos e humbë’, duket se më së miri vlen për klubin anglez Chelsea, sidomos nëse marrim për bazë trajektoret në karrierat e katër futbollistëveo.

Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah kanë qenë në një fazë të karrierës së tyre edhe anëtarë të Chelseat, por për një arsye apo një tjetër nuk kanë arritur të gjejnë vend të sigurt në formacion.

Më vonë, pikërisht këta futbollistë kanë zhvilluar karrierat e tyre në klube të tjera, dhe tash janë yjet më të rëndësishme të rivalëve më të mëdhenj të Chelseat në ligën angleze. Lukaku është sulmuesi kryesor për Unitedin, De Bruyne padyshim ndër lojtarët më të mirë të Guardiolas te City dhe Salah golashënuesi më i mirë në Angli.

-Advertisement-

Prandaj, vetëm këto tre raste tregojnë që Chelsea ka telashe të mëdha në segmentin e mbajtjes në grup të lojtarëve me perspektivë, ndoshta për shkak të ndërrimit të shumtë të trajnerëve dhe transferimeve të shumta viteve të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera