Sport

Chelsea ngre zërin: Larg duart nga Conte

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 11 May 2017

Te Chelsea janë shumë të irrituar me presingun që po ushtron Interi, për të rrëmbyer trajnerin Antonio Conte, në fund të sezonit.

Bosi rus i londinezëve, Roman Abramovich ka vendosur t’i përgjigjet fuqishëm interesit të zikaltërve, për trajnerin italian. Ai ka gati rinovimin e kontratës me Conten, me shifra më të larta se aktualja, si dhe dëshiron t’i japë garanci për një merkato të çmendur verore.

Por, pavarsisht të gjithave, duket se te Inter nuk kanë ndërmend të dorëzohen  dhe do të provojnë deri në fund, të rikthejnë në Itali Conten. Zikaltrit duan t’i besojnë atij projektin e ringritjes së klubit dhe kanë në favor dëshirën e trajnerit për tu rikthyer në Itali, ku vazhdon të jetojë gruaja dhe vajza e tij.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Chelsea është vetëm tre pikë larg titullit kampion të Premiere League dhe londinezët janë gati t’i premtojnë Contes, merkato të çmendur, për të qenë konkurrues në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Dilema e Antonio Contes është vërtetë shumë e madhe dhe pritet të marrë zgjidhje brenda muajit maj, pasi të jetë luajtur edhe ndeshja e fundit e kampionatit anglez, më datë 21.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera