Chelsea në finale! Blut e Londrës me Brojën në fushë fituan 6-1 përballë Midlesbrought
Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 24 January 2024
Chelsea fitoi me shifrat 6-1 ndaj Middlesbrough dhe “preu” biletën për në finalen e Carabao Cup që zhvillohet në Wembley më datë 25 shkurt.
“Blutë e Londrës” përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe në “Stamford Bridge” përballë spektaktorëve respektuan pritshmëritë duke realizuar një 90 minutësh fantastik, ku protagonist ishte edhe Armando Broja.
Sulmuesi i kombëtares ishte protagonist në golin e parë të londinezëve në minutën e 15, teksa me portën e boshatisur, ai që i mohoi kënaqësinë e golit ishte Howson që e dërgoi topin në rrjetë. 14 minuta më pas, Broja sërish në zonë godet, por topi devijohet dhe shkon në këmbët e Enzo Fernandez që nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat.
Pas këtij momenti, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick mori një goditje të rëndë psikologjike dhe nisën gabimet e njëpasnjëshme dhe në të 36-tën trefishuan me anë të Axel Disasi. Gjashtë minuta më pas ishte radha e Cole Palmer për të shënuar të katërtin dhe për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0.
Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan energjitë dhe avantazhin, madje shënuan sërish. Ishte Cole Palmer që realizoi të pestin dhe të dytin personal, kur në brendësi të zonës devijoi saktësisht një pasim të Gallagher. Katër minuta më pas, festivalin të golave iu bashkua edhe Noni Madueke që realizoi të gjashtin. Ndërkohë, pati vend edhe për golin e nderit nga Middlesbrough që u realizua në minutën e 88 me Rogers. Përfundimisht, 6-1 dhe Chelsea dominoi Middlesbrough duke u kualifikuar me bujë për në finalen e Carabao Cup, ku presin fituesin e ndeshjes mes Liverpool-Fulham, ku të kuqtë kanë avantazhin e fitores së ndeshjes së pare me rezultatin 2-1.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























