Sport

Chelsea ndryshon mendje për Brojën, klubi londinez vendos përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 20 August 2024

Armando Broja vazhdon të mos jetë i grumbulluar me Chelsean, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që vijon të stërvitet me skuadrën e U21.

E ardhmja e 22-vjeçarit është në pikëpyetje, me shumë klube që interesohen, por që nuk duan të paguajnë 30 milionë paundët që Chelsea kërkon.

Mesa duket “Blutë” e Londrës kanë vendosur përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit kuqezi. Në pamundësi për ta shitur, tashmë Chelsea kërkon ta largojë në huazim Brojën.

-Advertisement-

Me ardhjen e Joao Felix nga Atletico Madrid dhe Victor Osimhen në horizont, shanset e Brojës për të luajtur me “Blutë” janë zero dhe për këtë arsye, drejtuesit janë dorëzuar dhe tashmë do të dëgjojnë çdo ofertë që vjen nga klubet e tjera.

Të interesuara për të huazuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare deri më tani janë Milani, Juventus, Everton, Ipswich, Southampton dhe Stuttgart.

tashmë çdo gjë pritet të vendoset në ditët në vijim, me merkaton që po shkon drejt mbylljes dhe Broja që duhet të gjejë menjëherë një skuadër të re për këtë sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera