Sport

Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 18 March 2018

Chelesa është skuadra e katërt që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të FA Cup.

Për të arritur këtë, skuadra e Antonio Contes vuajti shumë në shtëpinë e Leicester City, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:2.

Pas një kohe të gjatë, Alvaro Morata gjeti golin duke shënuar për Chelsean në minutën e 42’.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë, vendasit barazuan kur shënoi Jamie Vardy pas një tollovie të krijuar në zonën e Chelsea.

Pas 90 minutave lojë pa fitues, ndeshje shkoi në vazhdime. E në vazhdime, ishte Chelsea skuadra e vetme që shënoi përmes Pedros në minutën e 105.

Skuadrat tjera që kanë siguruar gjysmëfinalen e FA Cup janë: Manchester United, Tottenham dhe Southampton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera