Sport

Chelsea i interesuar për Raphinhan, Barcelona ka arsye për ta shitur

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 13 April 2023

Raphinha ka fituar rolin e titullarit te Barcelona pas dëmtimit të francezit Dembélé. Edhe pse për momentin nuk po kalon formë të mirë, në segmente të caktuara të sezonit ka shfaqur futboll tepër cilësor.

Ideja e futbollistit, i cili është shumë i lumtur te Barcelona, ​​është të vazhdojë nën urdhrat e Xavit, pasi sheh hapësirë ​​për përmirësim.

Mirëpo Barça do të jetë e detyruar të shesë lojtarë për të siguruar ato miliona që duhen për të balancuar nivelin e pagave dhe është e qartë se shitja e Raphinhas mund të jetë një zgjidhje emergjente nëse futbollistët e tjerë nuk duan ose nuk mund të largohen.

-Advertisement-

Chelsea rivalizoi me Barçën gjatë merkatos së verës për nënshkrimin e Raphinhas.

Oferta që blutë i bënë Leedsit për kartonin e brazilianit ishte më e lartë se ajo e “blaugranave”, por futbollisti vendosi të transferohej në “Camp Nou”.

Operacioni u mbyll përfundimisht për 58 milionë euro, plus shtatë në variabla. Ishte nënshkrimi më i shtrenjtë i këtij sezoni, ndaj shitja, nëse do të realizohej, do të duhej të ishte për një shumë më të madhe.

Menaxheri i Raphinhas, ish-lojtari i Barcelonës, Deco, ndodhet në Brazil prej javësh dhe planifikon të kthehet në Evropë në mes të prillit.

Është e nevojshme që nga shitjet Barcelona të akumulojë pak më shumë se 150 milionë euro.

Chelsea, që po bën një sezon mediokër, me ndërrimin e trajnerit, tashmë po përgatit një projekt të ri sportiv me largimin e deri shtatë lojtarëve nga skuadra aktuale.

Pronari i bluve, Tood Boehly, ka treguar se nuk i dridhet dora në merkato dhe e ka të qartë që Raphinha mund të jetë pjesë e rëndësishme në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera