Sport

Chelsea gjobit Costan (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 15 August 2017
Diego Costa ka problem të ri me Chelsean.
Diego Costa ka një problem serioz me Chelsean. Sulmuesi është lënë jashtë ekipit nga menaxheri Antonio Conte derisa vazhdon të jetë në shitje.

Ai ka pranuar se dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij, Atletico Madrid.

Por, palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij te ekipi nga La Liga.

Në ndërkohë, Costa ka dhënë një intervistë duke kritikuar Chelsean dhe menaxherin Conte ku theksoi se ndihet si “kriminel” për nga sjellja e klubit londinez  ndaj tij, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

Kurse, skuadra kampione ka vendosur që ta gjobisë për fjalët e thëna me 330 mijë euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy