Sport

Champions League do të zhvillohet në Kosovë ?

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 31 January 2019

Federata e Futbollit e Kosovës ka aplikuar që ta marrë organizimin e rundit parakualifikues në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që t’i krijojë kushte sa më të mira klubit kampion për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë dhe për ta pasur përkrahjen e tifozëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës në një seminar të cilën e mbajtën me klubet kosovare, për ti njoftuar ata rreth procedurave të licencimit për garat ndërkombëtare.

FFK ka konfirmuar se edhe këtë vit vetëm dy skuadra do të dalin në Evropë. Fituesi nga kampionati do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërkohë fituesi i kupës do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

-Advertisement-

Pikërisht parakualifikimet e Championsit, të cilat vitin e kaluar u mbajtën në Gjibraltar, FFK synon që ti zhvendos në arenën “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita e fitoi turneun në Gjibraltar, derisa Prishtina e eliminoi ekipin e këtij vendi Europa FC, për të kaluar të dyja në rrethin e parë.

Fatkeqësisht, prishtinasit u eliminuan me penallti në rundin e parë kualifikues të Europa League nga CF Fola Esch, kurse gjilanasit nga Malmo në Ligën e Kampionëve. Drita vazhdoi garat në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues dhe u eliminua nga kampionin e Luksemburgut, F91 Dudelange.

Në vitin e parë të pjesëmarrjes në Evropë, Trepça ’89 dhe Prishtina ishin eliminuar qysh në rundin e parë, pa e kaluar asnjë xhiro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera