Sport

Challandes tregon se çfarë do të bënte nëse Kosova luan me Zvicrën

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 21 November 2018

Trajneri Bernard Challandes është deklaruar i gatshëm të përballet me Zvicrën si trajner i Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, po shijon momentet më të mira në karrierën e tij, duke bërë historinë me ‘Dardanët’ në futbollin ndërkombëtar.

I ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, trajneri Challandes ka thënë se në një përballje të mundshme me Zvicrën, do të harronte për një moment vendin e tij, pasi drejton Kosovën.

-Advertisement-

“Jam trajner i Kosovës dhe do të harroj Zvicrën në këtë situatë. Do të ishte motivim i madh dhe shumë ngazëlluese nëse luajmë kundër Zvicrës”, ka deklaruar Challandes.

Kosova me suksesin në Ligën e Kombeve, tani ka mundësi të artë që të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian përmes Play Off, ku i duhen t’i zhvillojë edhe dy ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera