Sport

Challandes: Nuk ndjehem mirë, kam lodhje fizike

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 13 November 2020

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për mediumin zvicerian ‘LaLiberte.ch’, 69 vjeçari ka deklaruar se nuk po ndjehet mirë dhe se ka lodhje fizike.

“Nuk mund ta mohoj, nuk ndihem mirë. Fizikisht, lodhje e lehtë, por sigurisht asgjë serioze në aspektin psikologjik” është shprehur selektori zvicerian.

-Advertisement-

Kujtojmë që Challandes rezultoi pozitiv ditën e mërkurë, kurse ekipin kombëtarë për ndeshjet e nëntorit do ta udhëheq Muharrem Sahiti, që është ndihmës trajneri i parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera