Sport

Challandes: Nëse nuk fitojmë me Malin e Zi, me Anglinë kthehet miqësore

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 07 October 2019

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, doli në konferencë për shtyp ku folu për ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi. Zvicërani e pranoi se ndaj skuadrës modeste të Gjibraltarit do t’u japë mundësi elementëve të rinj, por sigurisht vëmendja mbetet tek takimi i “Fadik Vokrrit”, kundër fqinjëve malazezë.

“Ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Jua shpjegoj pse, sepse Mali i Zi është shumë ekip i mirë. Duhet të fitojmë ndaj tyre për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim. Nëse nuk mbrohemi së bashku, madje edhe me Gjibraltarin, atëherë nuk kemi shanse për kualifikim”.

Mali i Zi, skuadër e fortë: “Mali i Zi nuk ka luajtur dobët me Çekinë, ka pasur raste. Loja me Malin e Zi është e rrezikshme. Lojtarët i kanë merituar komplimentet për punën e bërë deri tash. Ky efekt paraqet rrezik për ekipin, nuk duhet te jemi te relaksuar. Nuk duhet te mendojmë se jemi më të mirët. Kosova duhet të luftojë në çdo ndeshje. Tash është koha të luftojmë, që kjo mundësi të bëhet objektiv dhe realitet, pra kualifikimi.”

-Advertisement-

Fitorja, i vetmi rezultat për kualifikimin: “Nëse nuk luajmë mirë me Malin e Zi, loja me Anglinë do të jetë një miqësore. Loja më e rëndësishme për ne është ajo me Malin e Zi, të mos mendojmë për ndeshjet e nëntorit. Nëse nuk e fitojmë atë, ne nëntor nuk do te kemi shume gjasa për kualifikim. Do te ishte budallallëk nëse mendojmë se jemi shumë përpara Malit te Zi. Të mos mendojmë se malazezet do te vijnë këtu dhe të thonë: Kosova është mjaft e fortë”.

Provokimi i Hadzibegic: Sa u përket deklaratave të trajnerit të Malit të Zi, ai ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili. Është një mënyrë e tij se si ta përgatisë ekipin e tij. Por ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë për të bërë në rrugëtimin tonë”.

Donis Avdiaj, jashtë: “I zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Avdijaj nuk është këtu, është zgjedhja ime e bazuar në një vendim timin dhe asgjë tjetër”.

Lojtarët që vijnë nga dëmtimet: Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i pezulluar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim. Do te mundohemi ta bëjmë zgjedhjen më të mirë. Sa i përket Benjamin Kolollit, jam i lumtur që ai luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit për ekipin e tij dhe që tani do ta kem në dispozicion. Celina e kishte një javë të vështirë dhe të lodhshme, duhet të shohim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera